Hapja e dosjeve trondit Kosovën

Pastrimi i së kaluarës dhe Ligji i lustracionit

Politika kërkon konsensus, analistët transparencë

Kuvendi i Shqipërisë, me shumicë votash, e ka miratuar të enjten Ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, derisa në Kosovë një iniciativë e tillë parlamentare, edhe pse është debatuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2009, ku është miratuar edhe rezoluta për dënimin e krimeve të komunizmit, një ligj i tillë që mundëson hapjen e dosjeve të regjimit të kaluar, jo vetëm që nuk është bërë akoma nga qeveritë e deritanishme, por as nuk ka nisma legjislative të kësaj fushe nga deputetët.

Pas “thyerjes” së akullit nga Kuvendi i Shqipërisë, njohësit e fushës së sundimit të ligjit dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, konsiderojnë se edhe Kosova nuk mund të bëjë një përjashtim të gjatë në pastrimin e lidershipit të saj nga e kaluara komuniste, sado që do të jetë një proces i vështirë, ngase është koha që edhe në Kuvendin e Kosovës të procedohet për miratim një ligj i tillë, pasi të jetë arritur konsensus politik për këtë temë “Do të ishte punë e mirë dhe e dobishme edhe në aspektin politik edhe në aspektin moral, sepse për të qenë e keqja më e madhe, jo pak persona që kanë punuar në kundërshtim me interesat e kombit në periudha të caktuara kohore, tani akoma shiten si patriot të mëdhenj../kosova sot/

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit