-0.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Janar, 2023

Dani Alves mund të rikthehet te Barcelona

Futbollisti brazilian, Dani Avles, mund të rikthehet te Barcelona, aty ku kishte kaluar periudhën më të lavdishme në karrierën e tij.

Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle “Marca”, Alves mund të rikthehet te Barcelona që në afatin kalimtar të janarit.

38 vjeçari ishte futbollist i klubit brazilian, Sao Paolo deri në shtator të këtij viti, kurse që nga ajo kohë ka mbetur pa klub, që do të thotë se nuk ka asnjë pengesë për t’iu bashkuar ekipit nga i cili u largua para pesë vjetësh.

Gjithashtu edhe media braziliane “UOL”, ka bërë të ditur se mund të ketë një ribashkim mes futbollistit brazilian dhe klubit katalanas.

“Dani Alves do të ketë një takim me menaxherët e Barcelonës gjatë kësaj jave, për të diskutuar mundësin e rikthimit në janarin e ardhshëm.”

“Të dy palët janë të interesuara për një marrëveshje të mundshme, por gjithçka mbetet të vendoset nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez”, thuhet në deklaratën në “UOL”.

Kujtojmë që Dani Alves ishte një futbollist shumë i rëndësishëm në kohën e lavdishme të klubit të Barcelonës.

Mbrojtësi anësor luajti për tetë sezone me klubin katalanas, prej të cilave kishte zhvilluar 391 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 21 gola.

Kurse në verën e vitit 2016, Alves u transferua në Juventus, aty ku qëndroi për një sezon, e pastaj kaloi te skuadra e Paris Saint Germain, ku luajti për dy sezone.

/

Më Shumë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kanosjen e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, të dyshuarit F.K., për kanosjen e kryetarit tw Prizrenit, Shaqir Totaj. Në...

Rita Ora pozon e zhveshur nga sauna (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është gati të publikojë këngën e saj të parë për këtë vit më 27 janar. “You Only Love...

Lepuri me doreza

Lajmet e Fundit