6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rrahje masive në Zhur të Prizrenit

Një rrahje masive ka ndodhur në Zhur të Prizrenit.

Policia ka dal në vendngjarje.

Raport i policisë

Më datën 10 nëntor 2021 në orën 01:10, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Zhur të Komunës së Prizrenit, ka ndodhur një rrahje masive. I menjëhershëm ka qen reagimi i Policisë dhe ka dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes.
Patrullat posa kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur pesë perona (njëri prej tyre i lënduar), si të dyshuar në lidhje me këtë rast:
B. K., i datëlindjes 2003
A. K., i datëlindjes 2001
R. V., i datëlindjes 2003
R. S., i datëlindjes 2000 dhe
E. S., i datëlindjes 2006

I dyshuari R. S., është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, i cili ka pësuar lëndime nga përdorimi i thikës, ku ka marrë plagë në gjoks afër zemrës dhe është ndaluar në spital për tretman mjekësor ku sipas mjekëve nga plaga e shkaktuar nga mjeti i mprehtë thikë në pjesën e gjoksit është në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetë sipas mjekut.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një mjet pune i mprehtë (kmesë) në cilësinë e provave materiale. Ku gjatë përleshjes në mes tyre është përdor thika! Po ashtu është njoftuar prokurori kujdestar, i cili urdhëron që personat të ndalohen për 6 orë.

Pas gjashtë orëve të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe rasti ka ndodhur pa paramendim.
Me vendim të prokurorit të shtetit , tre të dyshuar janë ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit të mitur R.V. dhe E. S., ndalen për 24 orë.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor në Prizren!

Fotoilustrim

Më Shumë

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit