Dani sjell ‘Live’ himnin kombëtar në Eurosport

Dani në EurosportHymni kombëtar shqiptar i interpretuar live para një audience botërore e i transmetuar drejtpërdrejt në kanalin prestigjioz botëror Eurosport ka ardhur mbrëmë para meçit të kampionit shqiptar Nuri Seferi, në interpretim të këngëtarit të njohur mbarë shqiptar Ramadan Krasniqi-Dani.

Interpretimi në ring i himnit kombëtar, nga Ramadan Krasniqi-Dani, pos që shtangu miliona shikues të këtij kanali ngriti edhe adrenalinën tek çdo familje shqiptare e siç duket më së shumti tek boksieri shqiptar Nuri Seferi i cili më pas në këtë meç ka kthyer titullin e kampionit evropian ne boks.

Për boksierin 37-vjeçar nga Gostivari kjo ishte përballja e 42, nga të cilat i ka fituar 36 dhe i ka humbur gjashtë.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit