6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Daut Haradinaj refuzon të quhet veteran nëse nuk njihet kategoria e marsit 1998

DautHaradinaj-AKKDeputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërkuar në mënyrë urgjente që të amendamentohet Ligji mbi veteranët e UÇK-së, pasi që, sipas tij, në rajonin e Dukagjinit, e në disa vise të tjera, mobilizimi ka filluar në mars të vitit 1998, derisa ky ligj nuk e njeh këtë kategori si veteran.

Ai ka paralajmëruar në një prononcim për “Kohën Ditore”, të hënën, se do të jetë ndër të parët që do ta refuzojë titullin veteran lufte, në qoftë se nuk amendamentohet ligji dhe nuk njihet kategoria e marsit 1998.

“Në qoftë se nuk bëhen këto ndryshimet në ligj siç po kërkohen nga shumë luftëtarë të vërtetë unë nuk e marr titullin veteran i luftës. Nuk mund të barazojmë dezertorët dhe të mobilizuarit e qershorit 1999 me ata që kanë luftuar nga marsi 1998”, ka thënë ai, kur është pyetur për iniciativën që ka ndërmarrë…

Më Shumë

Pa pranga

Shkëlzen Çoçaj Liria nuk gjykohet, ajo merr frymë si era n’male. S’njeh pranga, as dyer t’mbylluna. E vërteta nuk fabrikohet, ajo lind n’dritë. Ecë zbathun mbi gurë, por kurrë s’e humb udhën. E...

Në Rahovec sonte vendoset fituesi i Kupës së Kosovës: Trepça apo Bashkimi?

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që aktualisht kryesojnë edhe Superligën,...

Lajmet e Fundit