22.8 C
Prizren
E diel, 23 Qershor, 2024

De Biasi paralajmëron Italinë: Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar

Në faqet e “Gazzetta dello Sport” nuk mund të mungonte opinioni i Gianni De Biasit, italianit që çoi Shqipërinë për herë të parë në Evropian, në “Francë 2016”.

Ish-trajneri i kuqezinjve u është përgjigjur tri pyetjeve për Kombëtaren shqiptare, ku thekson se ajo nuk duhet nënvlerësuar aspak, por sheh Italinë si favorite. De Biasi ka pohuar gjithashtu se loja e Shqipërisë kundër Italisë do të varet nga strategjia e trajnerit Silvinjo, ndërkohë që ka evidentuar tifozët si një faktor të rëndësishëm për ndeshjen e së shtunës në Dortmund.

De Biazi, si ish-trajner i Shqipërisë, a e ndoqët atë në miqësoren kundër Azerbajxhanit, tjetër ekip që ju e keni drejtuar së fundi?
De Biasi: Po, Shqipëria fitoi 3-1, por ishte një ndeshje e luftuar. Mund të them se Shqipëria më pëlqeu për mënyrën si dilte nga prapa me top.

Italia, çfarë duhet të ketë kujdes nga Shqipëria për ndeshjen e së shtunës në Gjermani?
De Biasi: Në mesfushë, Asllani dhe Ramadani dinë të filtrojnë dhe të rinisin aksionin. Sulmuesi kryesor, Broja, është i fortë fizikisht dhe mund të shfrytëzojë çdo rast minimal. Asani dhe Seferi i japin fantazi skuadrës shqiptare nga krahët. Dhe kujdes nga tifozët e tyre: të shtunën në Dortmund do të jenë me mijëra shqiptarë entuziastë.

Cilat janë pikat e dobëta të kësaj skuadre?

De Biasi: Nuk e di çfarë taktike do të zgjedhë trajneri Silvinjo, nëse do ta sulmojë Italinë, apo do ta presë. Shqipëria e tij bën një lojë propozitive. Silvinjo ka pasur maestro të mëdhenj në karrierë, për shembull, ka punuar me Roberto Mançinin. Shqipëria është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar dhe këtë Spalletti e di mirë. Italia është favorite.

Më Shumë

Prizreni dhe Porto nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në turizëm, ekonomi, kulturë dhe sport

Kryetari Shaqir Totaj priti sot kryetarin e qytetit Porto të Portugalisë, Rui Moreira, së bashku me një delegacion të gjerë të biznesmenëve portugezë. Gjatë këtij...

Malishevë/ Vdes një person, policia nis hetimet

Një burrë ka vdekur në Malishevë, i cili është dërguar në QKMF të vendit, ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Ndërkaq policia ka nisur...

Lajmet e Fundit