10.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Debati për rrethojat e Shtëpisë së Bardhë bartet në Kuvendin e Komunës

Prizren-Shtepia e Bardhe-planPropozimi i aktivistëve të shoqërisë civile për largimin e rrethojave të objektit të Shtëpisë Bardhë dhe vënies së hapësirës publike përreth tij në funksion të qytetarëve është vendosur që të diskutohet në Kuvendin Komunal të Prizrenit, shkruan Koha Ditore.

Në bazë të kërkesës së OJQ-së “EC Ma Ndryshe”, kjo çështje është prezantuar në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë e Financa, anëtarët e të cilit kanë marrë vendim që debati të zhvillohet të enjten në organin më të lartë komunal.

Mirëpo Qeveria komunale e Prizrenit konsideron se rrethojat në objektin e KK-së duhet të qëndrojnë ashtu si janë për shumë arsye.

Ai ka vlerësuar se është shumë mirë që çështja të diskutohet dhe analizohet, por që megjithatë ekzekutivi lokal pret që “arsyeshmëria që rrethojat të qëndrojnë në këtë objekt të jetë më i madhe sesa një kërkesë që në dukje të parë mund të jetë edhe e drejtë”.

Sipas tij edhe nëse KK-ja do të votonte që të hiqen rrethojat, qeveria komunale do të ishte e gatshme që ta kthente këtë politikë edhe njëherë në diskutim për arsye praktike, në mënyrë që mos të varfërohet buxheti komunal me angazhimin e rojave shtesë.

Në anën tjetër aktivistë të shoqërisë civile përmes kësaj nisme kanë kërkuar nga pushteti lokal që të jetë i hapur edhe fizikisht me komunitetin, të cilit duhet t’i shërbejë. Sipas drejtorit ekzekutiv të “EC Ma Ndryshe”, Hajrulla Çeku, ky propozim synon vetëm nxitjen e debatit shoqëror në mënyrë që të gjenden mënyrat më të mira për shfrytëzimin e hapësirave publike, veçanërisht në afërsi të institucioneve.

Më Shumë

Mallorca e di se ëndrra për Europë do të shuhet nëse nuk fiton sonte – rikthehet titullar Vedat Muriqi

Mallorca e ka të qartë se ëndrra për të rikthyer futbollin europian pas 22 vitesh do të shuhet, nëse nuk arrijnë të ndalin urgjentisht...

Bashkimi demanton spekulimet për Wendell Green – klubi sqaron arsyen e mungesës së tij

Klubi i Bashkimit ka reaguar zyrtarisht pas spekulimeve të fundit që qarkulluan në media dhe rrjete sociale lidhur me mungesën e lojtarit Wendell Green...

Lajmet e Fundit