21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Dekani Millaku priti në takim komandantin e CIMIC në KFOR-in turk në Prizren

Dekani i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Shkelqim Millaku, të mërkurën ka pritur në takim Komandantin për  ndërlidhje ushtarako-civile(CIMIC) të KFOR-it turk në Prizren, Huseyin Ayvaci.  Dekani Millaku e njoftoi komandantin turk për të arriturat, sfidat dhe projektet për të ardhmen në Fakultetin e Filologjisë në UPZ.

Ai e falënderoi për mbështetjen që i kanë dhënë UPZ-së dhe shtetit të Kosovës KFOR-i turk, ambasada dhe shteti i Turqisë.  Dekani Millaku u shpreh mirëpritës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e KFOR-it turk në projektet e ardhshme që ka ky fakultetit sidomos formimit të laboratorit të gjuhëve.

Nga ana tjetër, komandanti Huseyin Ayvaci, e falënderoi dekanin për mikpritjen dhe u shpreh i gatshëm për mbështetjen e këtij fakulteti në kuadër të projekteve që kanë në Kosovë.

Më Shumë

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Lajmet e Fundit