Deklaratë shpresëdhënëse e kryeministrit, Serie A drejt rikthimit

Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, i ka hapur një derë futbollit dhe sporteve të tjera, teksa ka folur për “Fatto Quotidiano”. Nëse është programuar një takim i rëndësishëm dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.

“Do të mbledhim botën e sportit dhe të futbollit, së bashku me Ministrin e Sportit, Vincenzo Spadafora, në mënyrë që të ndërmarrim veprime. Do mbajmë shënim kërkesat nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit) dhe federatat e tjera, për të pasur parasysh një pamje të përbashkët për rikthimin e aktiviteteve sportive.

Ende nuk jam marrë me futbollin, por ne do të dëgjojmë dhe do të gjejmë gjuhën e përbashkët. Ministri i Sportit, Spadafora, ka bërë një punë të shkëlqyer, por është e drejtë që të lejohen të gjithë aktorët e futbollit dhe të sportit të përballen me qeverinë në nivelet më të larta.

Natyrisht duke mbajtur parasysh rekomandimet e Komitetit Shkencor Teknik”, është shprehur Conte. Gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë polemika, teksa kanë qenë disa klube që kanë replikuar me Ministrin Spadofora, i cili madje dje u kritikua edhe nga ish-kryeministri, Matteo Renzi.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit