14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Del para gjykatës në Hagë ish-zëdhënësi i UÇK-së dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, të hënën, ka nisur paraqitja e parë e ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Jakup u arrestua në Kosovë me 4 nëntor dhe të njëjtën ditë u transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktakuza ndaj tij, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi u publikua me 5 nëntor.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

“Ndër anëtarët e tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët ishin Azem SYLA, Lahi BRAHIMAJ, Fatmir LIMAJ, Sylejman SELIMI, Rrustem MUSTAFA, Shukri BUJA, Latif GASHI dhe Sabit GECI, si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ndër të cilët edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm; ministra dhe zëvendësministra të QPK-së; komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave; komandantë të brigadave dhe njësiteve; komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së; ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së; si dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së dhe QPK-së (së bashku me Hashim THAÇIN, Kadri VESELIN, Rexhep SELIMIN dhe Jakup KRASNIQIN, bashkërisht, ‘anëtarët e NKP-së’). Të gjithë këta individë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuan në arritjen e qëllimit të përbashkët. Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.

Më Shumë

Zemra e Forcës

Shkruan: MSc. Shaban Osmanollaj (Kushtuar Ditës së Forcës) Nga dheu i djegur, ku gjaku mbin, Nga malet e lirisë, ku dëshmorët rrin, Lindi një forcë, si flakë mbi...

Rikthehet Superliga: Malisheva pret sot Dukagjinin

Superliga e Kosovës rikthehet sot, duke hapur javën e 14-të me dy ndeshje të rëndësishme që premtojnë spektakël dhe emocione. Sfida e parë, Malisheva-Dukagjini, është...

Lajmet e Fundit