13 C
Prizren
E diel, 25 Janar, 2026

Demaçi: Hashim Thaçit i takon ta bëjë Qeverinë

Demaci11-21Adem Demaçi thotë se me luftën për pushtet është harruar interesi i përgjithshëm.

Në një prononcim për Indeksonline, Demaçi ka thënë se pas zgjedhjeve është harruar Kosova dhe lufta po bëhet për karrige dhe poste të pushtetit.

“Me një fjalë, nuk po mendohet për shtet hiq”.

“Kështu që këta që po bëjnë turr me i nda resorët, po e shkelin rendin botërorë. Dihet në krejt botën se si shkon kjo punë”, ka thënë Demaçi duke komentuar ngërçin politik në vend pas krijimit të bllokut opozitar.

Ai thotë se partia që i fiton zgjedhjet duhet ta formojë qeverinë.

“Nëse nuk mundet, atëherë provon forca e dytë, e tretë, e nëse asnjëra nuk arrin, atëherë shkohet në zgjedhje. Unë mendoj se i takon Hashim Thaçit ta bëjë Qeverinë”, ka shtuar ai.

Demaçi thotë se nuk është mirë të mbahen edhe një palë zgjedhje, por vendi duhet të dalë nga ky ngërç dhe të formohen institucionet e reja.

“Edhe miqtë ndërkombëtarë nuk duan që të mbahen zgjedhje të tjera”, ka përfunduar ai.

Më Shumë

Iu hoqën afër 2 mijë vota pas rinumërimit, reagon kandidatja e PDK-së: Krim, e pafalshme – u bë pa dijeninë time

Kandidatja e PDK-së për deputete, Luljeta Veselaj Gutaj tha se i është cenuar integriteti dhe kërkoi që “të papërgjegjshmit të vihen para drejtësisë”, pasi...

140 komisionerët që numëruan votat në Prizren rrezikojnë burgimin deri në 5 vjet

Me dënim deri në 5 vjet heqje lirie mund të përballen 140 komisionerët që ishin të angazhuar për numërimin e votave në Prizren. Në këtë...

Lajmet e Fundit