Adem Demaçi e ka komentuar humbjen e LDK-së dhe Isa Mustafës në Prishtinë. Ai ka shfrytëzuar këtë moment për të lëshuar akuza në drejtim të Isa Mustafës i cili thotë se ia ndërtoi Ibrahim Rugovës përmendoren, pavarësisht se ky i fundit ishte një anti hero dhe sabotues i luftës.
Madje shkon aq larg sa kundërshton edhe ngritjen e shtatores së Rugovës në sheshin tashmë me të njëjtin emër, Ai për pak sa nuk bën thirrje për rrëzimin e saj, shkruan Bota Sot.
“Kur erdh Isa Mustafa nuk e kuptoi që ishte koha për riorganizim, nuk ishte koha që të ngrihen përmendore i cili ishte një anti hero, anti heroit i ngrihen përmendore 9 milionë apo 10 milionë, i cili e ka sabotuar luftën, e ka sabotuar përpjekjen për pavarësi, i cili ka thënë e premtuar se çka të propozojnë miqtë tanë, unë do ta nënshkruaj, pa kurrfarë, hezitimi etj. etj, një njeri të harxhon 9 – 10 milionë, ishte një shok i madh, një goditje për këtë masë të madhe kritike që është formuar sepse njerëzit, pavarësisht moshën, po shikojnë, po dëgjojnë, po venerojnë, po vlerësojnë edhe ata sigurisht kur të vjen momenti e din çka të japin”, ka deklaruar Demaçi.
Thirrjet e tij kanë zgjuar shumë reagime në rrjetin socila të facebook dhe në rrjetet tjera sociale./BS/