2.1 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Demaku: PDK shpresat i ka te Nisma

nexhat demakuPartia Demokratike e Kosovës ende nuk i ka humbur shpresat për të gjetur një partner për bashkëqeverisje. Zyrtarë nga kjo parti kanë thënë se mund të ndodhë që ta bindin Nismën për Kosovën që të hyjnë në qeveri së bashku.

Nexhat Demaku, i cili është anëtar i PDK-së dhe kryetar i Komunës së Drenasit, ka thënë për Gazetën Blic se PDK-ja mund ta bëjë qeverinë me Nismën.

“Koalicioni PDK -Nisma mund të ndodh gjatë ditëve në vazhdim. Disponimi i anëtarësive të dy subjekteve politike është që koalicioni për formimin e qeverisë të jetë mes PDK dhe NISMËS , ky disponim duhet te reflektoj tek strukturat udhëheqëse të PDK dhe NISMËS”, ka thënë Demaku.

Sipas tij, te dy subjektet natyrshëm kanë shumë gjëra të përbashkëta edhe për faktin se sukseset e qeverisë për më shumë se 6 vite një pjesë e tyre i atribuohen edhe njerëzve që udhëheqin sot NISMËN.

Sipas Demakut edhe Jaku Krasniqi, njëri prej udhëheqësve të Nismës nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni të përbashkët.

“Jakup Krasniqi në të gjitha deklaratat publike asnjëherë nuk ka përjashtuar asnjë subjekt politik për koalicion qeverisës, ajo që duhet të bëjë PDK-ja duhet një ofertë më serioze dhe konkrete për koalicion qeverisës”, ka thënë Demaku.

Mirëpo, para disa ditësh në një prononcim për Gazetën Blic, anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se Nisma në asnjë formë nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në. Madje, sipas tij, është për keqardhje se në çfarë derexhe ka ardhur PDK duke spekuluar kinse për përafrim të partive me PDK-në.

Më Shumë

Shaqir Totaj bën sot betimin për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

Shaqir Totaj pritet të bëjë sot betimin për marrjen e mandatit të dytë në krye të Komunës së Prizrenit. Ceremonia do të zhvillohet gjatë seancës...

Prizren, mbahet takimi i përmbyllës i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

Në Prizren është mbajtur takimi i rregullt, përmbyllës për vitin 2025, i mekanizmit koordinues me akterët që merren me trajtimin e rasteve dhe veprave...

Lajmet e Fundit