14.8 C
Prizren
E martë, 27 Shtator, 2022

Denisa Gokovi: Në Bollywood, për një histori të madhe dashurie me dhimbje dhe sakrifica

Denisa Gokovi-aktoreStudentja shqiptare Denisa Gokovi, e cila është një emër i vlerësuar mbi profilin e saj artistik, tashmë do të jetë pjesë e një prodhimi Bollywoodian tipik me motive indiane, që do të fillojë xhirimet gjatë këtij sezoni. 21 vjeçarja shqiptare tregon se kjo është një nga eksperiencat më të rëndësishme në jetën e saj artistike, dhe shpreson që kjo eksperiencë të finalizojë suksesin e saj si aktore. Studentja e pianos, e cila pas disa ditësh do të nisë xhirimet për filmin ”Next visitation Be not be! ”, tregon se subjekti i filmit lidhet me një histori të madhe dashurie ku trajtohet veçanërisht dhimbja sakrifica dhe lumturia brenda një dashurie. Në intervistën dhënë për gazetën SOT, ndërsa tregon mbi eksperiencën e saj në këtë prodhim kinematografik Bollywoodian, artistja e re në moshë tregon se në film ajo do të realizojë dhe muzikën. Prodhimi i Bollywoodit, një histori romancë dashurie e bukur dhe e dhimbshme, e sjell artisten shqiptare në rolin kryesor. Duke rrëfyer mbi personazhin e saj, këtë herë aktorja Denisa Gokovi zbulon se fundi i filmi është tragjik dhe se roli i saj ka tre karakteristika. Duke folur për gazetën artistja e re Denisa Gokovi, që këtë herë do të ketë rol kryesor në një prodhim, i cili mban firmën e emrave më të njohur të kinematografisë, tregon se së fundmi ajo ka dorëzuar muzikën e saj si kolonë zanore tek një film me metrazh të shkurtër në USA, ndërkaq që pohon se me producentin amerikan e presin dhe 3 projekte vitin e ardhshëm, ku do ketë dhe rolin si aktore. Ndërsa pohon se ndihet e plotësuar me projektet e saj, ajo po shkruan dhe librin e saj të parë, për të cilin tregon se do të jetë me karakter filozofik.

– Jeni bërë pjesë e filmit ”Next Visitation Be not be”! Keni rolin kryesor në këtë film. Si jeni bërë protagoniste kryesore në këtë prodhim Bollywoodian?
Sigurisht projekti im më i fundit lidhet me realizimin e filmit ndërkombëtar ”Next visitation Be not be! ” me regji të Bobby Sheikh. Jam përzgjedhur për të luajtur rolin kryesor dhe si pasojë e këtij këndvështrimi drejtori i filmit mësoi për begraundin tim artistik, duke përfshirë dhe karakteristikat e karakterit tim, talentin, etj, dhe vendosi që të përfaqësoj filmin e tij. Jemi takuar rastësisht tek një eveniment kulturor dhe përgatitëm detajet kryesore për fillimin e një bashkëpunimi konkret dhe të suksesshëm.

-Për ju është hera e parë, që xhironi një film. Çfarë mund të na thoni mbi këtë eksperiencë, e cila është me emrat më të njohur në Bollywood?
Ekzakt. Kjo është hera e parë për mua që marr pjesë tek një industri e madhe filmike, aq më tepër në Bollywood dhe me rol kryesor. Besoj që kjo eksperiencë do finalizojë suksesin tim dhe në rolin si aktore, duke iu përshtatur veçanërisht bashkëpunimit tepër esencial në vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

-Deri tani folët për bashkëpunimin. Çfarë trajton filmi, cili është subjekti?
Subjekti i filmit lidhet me një histori të madhe dashurie ku trajtohet veçanërisht dhimbja sakrifica dhe lumturia brenda një dashurie. Koncepti do jetë mjaft origjinal dhe përjetues.

-Flasim pak për rolin. Si vjen personazhi juaj, dhe vetëm mbi këtë rol do të jeni në film?
Roli im ka 3 karakteristika, që jam e sigurt që do mbërthejnë pas ekranit shikuesit tanë. Kam fatin të luaj rol interesant ku do aktroj nën emrin e personazhit Sonya dhe do jem memece. Një vajzë e brishtë, e ëmbël, ku rritet tek një jetimore së bashku me fëmijët e tjerë. Gjithashtu dy djemtë të cilët kanë përcjellë kujtimet fëmijërore me mua, në një moment tjetër pasi rritemi ata bien në dashuri me Sonya ( Denisa) dhe luftojnë për të. Fundi i filmit do jetë tragjik, duke qenë se unë dhe njëri djalë që dashuroj do vdesim dhe tjetri mbetet nën hijen e dhimbjes dhe trauma të rënda psikologjike në të përjetuar! Gjithashtu më lejoni të theksoj që në këtë film unë do realizoj gjithashtu muzikën dhe do interpretoj.

– Kur do nisin xhirimet e filmit dhe ku do zhvillohen ato?
Xhirimet do zhvillohen në vende interesante dhe të pashfrytëzuar të Indisë, përfshirë New Delhi në Bolllywood gjithashtu. Xhirimet do startojnë në 28 shtator ku bëhet dhe inaugurimi për të përfunduar në dhjetor.

-Kur pritet të transmetohet premiera për publikun dhe ku do të shfaqet filmi?
Në fillim të vitit 2014 do të transmetohet filmi për publikun, gjithashtu pritet të shfaqet në Indi dhe USA.

-Po Shqipëria, sa mundësi ka për transmetimin e këtij filmi?
Besoj se Shqipëria do përfitoj për të sjellë në konsideratën e mjaftueshme mbështetjen e duhur.

-Denisa ju merreni me art, e kishit menduar që do ishit pjesë e kinematografisë Bollywoodiane?
Realisht gjithmonë kërkesa më profesionale ka qenë njëkohësisht e vlerësuar në dëshirën time personale për të qenë pjesë e tregut ndërkombëtar. Jam e lumtur që në këtë rast fitoj besimin e një drejtori mjaft me eksperiencë në funksion të udhëheqjes profesionale.

-Ju keni disa angazhime në jetën tuaj artistike. Jeni marrë me muzikë, kompozim në rolin si këngëtare, ndërkohë po përflitet për një projekt në bashkëpunim me një producent amerikan! Çfarë mund të na tregoni për këtë pjesë?
Po unë kam disa role artistike, ku jam e përfshirë si kompozitore, pianiste, këngëtare, shkrimtare, aktore, photo model dhe Ambasadore e Vullnetit të Mirë për të Drejtat e Njeriut. Së fundmi këtë muaj unë kam dorëzuar muzikën time si kolonë zanore tek një film me metrazh të shkurtër në USA. Me producentin amerikan na presin dhe 3 projekte në vitin e ardhshëm, ku do kem dhe rolin si aktore. Gjithashtu duhet të përmend që në moshën 6 vjeçare kam qenë aktive në rolin si pianiste në disa konkurse pianistike dhe koncerte gjithashtu ku jam finalizuar kryesisht me çmime të dyta! Natyrisht përsa i përket rolit tim si kompozitore po punoj në “Denny Production” për projektet e tjera muzikore. Gjithashtu jam përzgjedhur si Ambasadore e Vullnetit të Mire nga Organizata Ndërkombëtare “INTERNATIONAL HUMAN RIGHTS COMISSION”. Kjo organizatë botërore ka shtrirjen e saj në 48 shtete për të funksionuar nëpërmjet ligjit natyror dhe kofidencial në shërbim të njerëzimit dhe të drejtave të tyre, përfshirë këtu zhvillimin social, kulturor, etj. Në fushën e modelingut në një kohë pak më të vonë sigurisht pres të angazhohem, ku kam kryer gjithashtu bisedimet paraprake me një fotograf amerikan dhe ka marrë në konsideratë trajtimin profesional në këtë fushë. Ndihem e realizuar dhe e angazhuar plotësisht për realizimin e projekteve të mia artistike dhe shpresoj në suksesin e mundur mbi lartësinë e mundur të emrit tim.

-Letërsia është pjesë e juaja. Po punoni për librin tuaj të parë. Kur mund të vijë pranë lexuesve dhe çfarë trajtoni në libër?
Realisht unë po punoj për librin tim të parë në karakter filozofik, ku trajtoj aktualitetin në funksion të marrëdhënieve njerëzore. Qëllimi i këtij libri është të ndryshoj jetën e njerëzve. Besoj në të ardhme shumë të afërt do botoj librin për të qenë i realizuar dhe në gjuhën angleze.

Më Shumë

Trajneri drogonte dhe më pas i përdhunonte futbollistët – gjithçka e kishte regjistruar në kamera

Një trajner futbolli në Gjermani, në ligat më të ulëta, thuhet të ketë droguar dhe përdhunuar seksualisht të paktën 10 të rinj nga mosha...

SBASHK i kundërpërgjigjët Kurtit: Nuk mbështetemi nga asnjë parti politike

Deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për grevën në arsim, iu është kundërpërgjigjur SBASHK .   RTK, ka pyetur edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut ne lidhje...

Lajmet e Fundit