10.1 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Dënohet me 36 vite burg, shqiptari që vrau mësuesen 28 vjeçare

Koci Selamaj, shqiptari që ekzekutoi mësuesen 28 vjeçare në Londër në shtator 2021, gjatë një sulmi të paprovokuar, është dënuar me burg, me minimumin 36 vite.

Selamaj vrau mësuesen Sabina Nessa në një park, në juglindje të Londrës, duke e goditur në mënyrë të përsëritur në kokë me një objekt metalikt dhe më pas duke e mbytur.

Selamaj nuk njihej me viktimën dhe kishte udhëtuar nga East Sussex për në Londër, me qëllimin për të sulmuar një grua në mënyrë rastësore.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Vrasësi nuk u paraqit në gjykatën Old Bailey dhe u dënua në mungesë.

Selamaj nuk ka dhënë asnjëherë shpjegim për veprimet e tij dhe arsyet përse e sulmoi dhe vrau mësuesen 28 vjeçare, por thjesht ka pranuar se e ka kryer vrasjen.

Mendohet se Sabina Nessa, kishte zgjedhur të kalonte mes parkut, sepse ishte vonë në një takim që kishte lënë me një shoqe. Koci pasi e ka pikasur, ka vrapuar drejt saj duke e goditur dhe rrëzuar në tokë. Më pas, ai e ka qëlluar plot 34 herë me një trekëndësh metalik që përdoret si sinjalizues trafiku. Aq barbare ka qenë goditja, sa copëza të trekëndëshit u çmontuan gjatë sulmit.

Gjykatësi Sweeney e përshkroi sulmin brutal si të motivuar seksualisht. Ai tha se “Nessa ishte një viktimë e pafajshme ndaj një vrasje absolutish të tmerrshme, ku fajtor është tërësisht i akuzuari“.

Prindërit e viktimës gjatë një deklarate u shprehën se Selamaj nuk është një njeri por “kafshë“.

“Ti nuk kishte të drejtë ta merrje atë nga ne, në këtë mënyrë mizore. Në momentin që policia erdhi në shtëpinë tonë dhe na tha se është gjetur e vdekur, bota jonë u copëtua. Si mund ti bësh diçka të tillë një vajze të pafajshme që po ecte në punën e saj? Ti nuk je një njeri, je një kafshë“, deklaruan ata.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Çka dihet për krimin në Prizren, burri tentoi t’i provojë nga jeta gruan dhe vajzat – njëra nga të bijat nuk mbijetoi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur...

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Lajmet e Fundit