20.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Deputetët e LDK-së të vendosur për të mos e votuar demarkacionin

Përveç opozitës e cila në tërësi është deklaruar kundër versionit aktual të demarkacionit, votë kundër demarkacionit ka edhe nga radhët e partisë, e cila po udhëheq me Qeverinë e vendit.

“Indeksonline”, mëson se janë së paku shtatë deputetë të LDK-së të cilët nuk e votojnë demarkacionin aktual.

E në anën tjetër, kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar një ditë më parë se është duke i pritur përfaqësuesit e opozitës për të dialoguar lidhur më çështjen e demarkacionit. Nëse opozita nuk pranon, atëherë ai ka paralajmëruar se demarkacioni do të kthehet në Kuvend.

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi mbetet i vendosur për të mos e votuar demarkacionin. Bulliqi një nga kundërshtarët më të mëdhenj të demarkacionit, ka thënë për indeksonline se janë disa propozime të cilat duhet të shqyrtohen para procedimit të demarkacionit në Kuvend.

“Jo kjo nuk diskutohet kjo çështje. Ky versioni nuk duhet të ratifikohet. Duhet gjendur rrugë dhe me u ulë me gjet solucion. Vota ime do të jetë në mbrojtje të territorit të vendit”, ka thënë Bulliqi.

“Janë disa propozime tash. Është një propozim i deputetit Shaip Muja qe ne jemi ende duke e shqyrtuar. Pastaj disa deputetë të LDK-ë kanë dalë me propozim të tyre. Çdo propozim qe e ruan integritetin territorial të shtetit edhe qe gjënë rrugë për me zhblloku procesin është i mirë se ardhur”, ka shtuar Bulliqi.

Në linjë me Bulliqin është edhe deputeti tjetër i LDK-së, Adem Salihaj. Ky i fundi thotë se qëndrimi i tij vazhdon të mbetet kundër demarkacionit.

“Nuk ka ndryshuar asgjë nga hera e kaluar. Është e njëjta marrëveshje dhe qëndrimi im mbetet i njëjtë. Nuk shoh arsye qe ta ndryshojë qëndrimin tim lidhur më këtë marrëveshje”, ka thënë Salihaj.

Deputeti i LDK-së thotë se do të duhej të kishte një debat dhe të merreshin parasysh opsione të ndryshme në mënyre qe të dilet nga kjo situatë.

E deputetja, Melihate Tërmkolli ka refuzuar të flasë për këtë çështje. Deputetët, si Besa Gaxherri, Arben Gashi, Hatim Baxhaku nuk i janë përgjigjur interesimit tonë./Indeksonline.

Më Shumë

27-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur...

Ish- kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK-ja aderon te Nisma

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli. Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj...

Lajmet e Fundit