9.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Deputetët zvogëlojnë rrogat e tyre

Parlamenti polak votoi dje një reduktim prej 20% të pagave të deputetëve për të ndaluar avancimin e skandalit të shkaktuar si pasojë e shpërblimeve të mëdha që qeveria konservatore i akordoi vetes. Për uljen e pagave të deputetëve ishte diskutuar edhe në Kosovë, por asnjëherë nuk u mor asnjë nismë për votimin e asaj çështjeje.

Projektligji, që përfshin 460 anëtarë të Dhomës së Ulët të senatorëve, u miratua nga 240 deputetë të maxhorancës konservatore.

Ka pasur dy vota kundër dhe pesë abstenime, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Masa u njoftua muajin e kaluar nga kreu i partisë në pushtet ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS), Jaroslaw Kaczynski.

Edhe pse zyrtarisht, ai është një deputet i thjeshtë, Kaczynski është konsideruar përgjithësisht si autori i strategjisë dhe pjesës më të madhe të vendimeve politike nga maxhoranca që drejton Poloninë që prej vjeshtës 2015.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Trepça pa telashe ndaj Bashkimit edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm

Bashkimi edhe një herë ka dështuar të rivalizojë Trepçën. Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi bindshë, 89:71, në kuadër të xhiros...

Lajmet e Fundit