Deputeti kanadez kërkon falje pasi u lidh në seancë virtualisht nga tualeti

Deputeti liberal Shafqat Ali u kritikua nga një koleg i tij i partisë konservatore të premten, pasi deputetët e kanë vërejtur se prapavija e tij ishte banjo e ndërtesës.

Ky është deputeti i dytë liberal që brenda dy vite kapet në një situatë të sikletshme derisa janë në paraqitje online.

Ali, një ish-tregtar i pasurive të paluajtshme 55-vjeçar, u zgjodh vitin e kaluar për të shërbyer në rajonin veriperëndimor të Torontos.

Ky incident ka ndodhur derisa zhvillohet një debat për një projektligj në Dhomën e Komunave. Ali pas reagimeve të kolegëve të tij kishte thirr në Kuvend dhe kishte kërkuar falje për veprimin e tij, dhe falja i është pranuar, shkruan BBC,

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit