7.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Deputeti Kujtim Gashi propozoi 22 projekte për projektbuxhetin e vitit 2021

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka propozuar 22 projekte për projektbuxhetin e vitit 2021.

“Shpresoj që deputetët, do t’i japin mbështetje projekteve të propozuara nga ana ime në Kuvendin e Republikës së Kosovës, marrë për bazë që amandamentet e propozuara kanë për qëllimi avancimin e infrastrukturës në komunat e vendit”, shkruan Gashi.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,
Me qëllim të plotësimit me projekte të reja të Projektigjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021, sot propozova njëzet e dy (22) amandamente në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Amandamentet e propozuara janë:
1. Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza në Nashec-Tupec të Prizrenit’
2. Infrastruktura në Dragash:
-Asfalltimi i rrugës Restelicë-Strazimir
-Asfalltimi i rrugës Pllajnik-Xërxe
-Asfaltimi i rrugës Kapre-Rrence
3. Infrastruktura në Prizren:
-Rregullimi i rrugës ‘Barut-hane’
-Rregullimi i rrugës ‘Qafa e Lezit-shtëpia malore Struzhe’
-Rregullimi i rrugës Shëpia malorëve-Guri i Zi’
4. Qendra Historike e Prizrenit (rritja e fondit)
5. Themelimi i Fondit Rinor
6. Muzeu i Gjenocidit-Prishtinë
7. Rregullimi i shtratit të lumit Lepenc dhe Nerodime në Kaqanik
8. Vazhdimi i renovimit të Stadiumit ‘Përparim Thaqi’
9. Vazhdimi i ndërtimit të Stadiumit në Zhur
10. Vazhdimi i renovimit të Stadiumit të Drenasit
11. Vazhdimi i projektit për rehabilitimin e rrugës Zhur-Dragash
12. Ndërtimi i aneksit të gjimnazit “Skënderbeu” në Kaqanik
13. Ndërtimi i ShFMU “Emin Duraku” në Kaqanik
14. Ndërtimi i Qendrës Rinore në Prizren
15. Ndërtimi i infrastrukturës në Kaqanik:
-Ndërtimi i rrugëve në zonën urbane të qytetit
-Rregullimi dhe asfalltimi i rrugës që lidhë vendbanimet: Gërlicë-Kaçanik i vjetër-Stagovë-Runjevë
-Ndërtimi dhe asfalltimi i rrugës alternative në fshatin Biqe
-Zgjerimi i rrugës, ndërtimi i trotuarit dhe ndriçimit publik në rrugën ‘Ramadan Xhokli’-Koxhaj
-Rehabilitimi i segmentit rrugor ‘Komandant Bardhi’-K i Vjetër-Begracë
-Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës ‘Ismajl Raka’
-Asfaltimi i rrugës ‘Hamëz Jashari’ dhe ‘Martirët e Lirisë’
-Asfaltimi i rrugës Kotlinë-Ivajë:
-Ndërtimi i rrugës Viti-Kërbiliq-Kaqanik
16. Ndërtimi i objektit të Shërbimit të Zjarrfiksave dhe Shpëtimit në Kaqanik
17. Rregullimi i stadiumit ‘Blerim Thaqi’ në Xërxe të Rahovecit
18. Infrastruktura sportive në Malishevë:
Salla e sporteve në Drenoc-Malishevë
Salla e sporteve në Lubizhdë-Malishevë
19. Rregullimi i Lumit Toplluha në Mamushë-Medvec-Zojz-Piranë
20. Ngritja e shtatorës së Dëshmorit të Kombit Agim Rrahim Ramadani, në Mitrovicë
21. Restaurimi: Kulla e Ramë Bllaces-Bllacë-Suharekë
22. Rregullimi i infrastrukturës në Devedak-Shtime

Më Shumë

Nga 1 nëntori rikthehen kalimet e përshpejtuara në kufijtë me Shqipërinë

Kjo e shtunë në pikën kufitare të Morinit është shoqëruar me numër të lartë automjetesh dhe udhëtarësh. Edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm, qytetarët...

Mbi 400 mësimdhënës të Prizrenit ndoqën trajnime të reja arsimore

Mbi 400 mësimdhënës në Prizren morën pjesë në trajnime nga fusha të ndryshme arsimore, duke forcuar aftësitë e tyre profesionale në përputhje me kërkesat...

Lajmet e Fundit