Rexhaj: S’po disktohet fitorja e VV-së, por sa e thellë do të jetë ajo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se më nuk po dikustohet çështja se a do t’i fitoj zgjedhjet kjo parti, por sa e thellë do të jetë kjo fitore.

“Nuk po diskutohet më çështja se a do të fitoj VV-ja apo jo, por krejt çka po dikustohet është se a do të mund ta bëjë qeverinë e vetme. Dhe padyshim këto i bazojmë mbi matjet në opinikon publik dhe këtu më nuk ka dyshim se VV-ja do ti fitoj zgjedhjet, por dilemma është se a do të jetë afër që vet ta bëjë qeverinë”, ka thënë Rexhaj.

Sipas tij, nëse mund ta marrim si përfundim të kësaj legjislature, seancën e fundit, ne e shohim se Vetëvendosje ulet në rrështin e mesëm. “Por shumë shpejt do ta shiheni se nga ana e majtë dhe e djathtë do të përgjysmohën LDK-ja dhe PDK-ja, parti këto që kanë keqpërdorur qeverisjen”.

“Kjo qeveri ilegale që erdhi me idenë se VV-ja prishi marrëdhëniet me Amerikën dhe Evropën, fillimisht është dashur të mos na i lejë problemet e vjetra si keqpërdorimi i pandemisë, keqmenaxhimi i saj, sepse kemi pasur një ministër jurist që e udhëhoqi shëndetësinë”, tha Rexhaj.

Ai tha se qeveria aktuale ka pasur mungesë të vizionit dhe se ka kritika jo vetëm nga ata, por edhe nga shoqëria civile.

“Sapo të vijmë në pushtet do të ketë ndryshim rrënjësor. Do të kthehemi fuqishëm për ta udhëhequr vendin me dinjitet dhe ashtu siç i ka hije”, tha deputeti i VV-së. /RTKLive/

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit