-2 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Derbi Peja-Bashkimi, hap sfidat e xhiros së 21-të

Superliga e basketbollit të Kosovës, rikthehet sonte me ndeshjen Peja-Bashkimi.

 

Rivalët e vjetër do të ndeshen në “Karagaçi” të Pejës, në një sfidë e cila pritet të prodhojë duel tejet interesant.

Kampionët e Kosovës ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e pesë humbje, derisa prizrenasit në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 13 humbje.

Xhiroja e 21-të do të vazhdojë nesër me dy ndeshjet radhës, ku do të përballen Trepça-Golden Ylli dhe Proton Cable Prizreni – Istogu.

Në “Minatori” do të ballafaqohen vendi i parë më të katërtin. Mitrovicasit janë liderë me 18 fitore e dy humbje, kurse therandasit kanë 12 fitore e tetë humbje.

Ndërkaq, në ndeshjen të ditës së premte do të përballen Proton Cable Prizreni me Istogun. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 15 humbje, kurse istogasit të fundit me vetëm një fitore e 19 humbje.

Kjo xhiro përmbyllet të shtunën në Gjakovë, ku pritet atmosferë e mirë, në duelin Vëllaznimi-Sigal Prishtina.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, derisa bardhekaltrit në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje.

Superliga / Java 21

Sot takohen:

19:00 Peja – Bashkimi

Të premten takohen:

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Proton Cable Prizreni – Istogu

Të shtunën takohen:

17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

Më Shumë

Shoqërohet në polici një 75-vjeçar në Prizren, dyshohet se grisi fletëvotimin pasi s’iu lejua ta asistojë bashkëshorten në vendvotim

Një 75-vjeçar është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes në shenjë revolte pasi nuk iu lejua ta asistojë atë...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Lajmet e Fundit