18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Dërguti: Opozita do të jetë e zëshme

Aida DergutiNënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka paralajmëruar se opozita në këtë mandat do të jetë e bashkuar për t’u përballur me koalicionin qeverisës PDK – LDK.

Ajo ka deklaruar se sikur pesë muaj pas zgjedhjeve subjektet opozitare duhet t’i bashkojnë parimet për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, deputetja e VV-së, si mjet për ta kundërshtuar pozitën, nuk ka lënë pa përmendur edhe mobilizimin qytetar.

“Opozitën duhet ta bashkojnë parimet për të cilat janë zotuar. Shpresoj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe do t’i mbrojmë interesat e qytetarëve me aq sa kemi kapacitet dhe mundësi”, ka deklaruar Dërguti. Sipas saj, opozita ka vullnetin e mirë për t’i mbrojtur këto interesa.

Dërguti ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje! ka gati 10 vjet që është opozita e vërtetë në këtë vend dhe nuk ka frikë nga roli opozitar.

“Koha ka dëshmuar se shumëçka që kemi thënë e kundërshtuar na kanë dalë të sakta. Edhe këtë herë koha do ta dëshmojë se kjo qeverisje do të jetë e dëmshme për vendin. Do të jemi të zëshëm dhe aktivë në këtë përballje, përfshirë edhe mobilizimin qytetar”, është shprehur ajo.

Dërguti ka vlerësuar se koha do të dëshmojë se koalicioni PDK – LDK do të jetë i dëmshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Lëvizja Vetëvendosje! ka gati 10 vjet që është opozita e vërtetë në këtë vend dhe nuk ka frikë nga roli opozitar. Koha e ka dëshmuar se shumëçka që kemi thënë e kundërshtuar kanë dalë të sakta. Edhe kësaj radhe koha do ta dëshmojë se kjo qeverisje do të jetë e dëmshme për vendin. Do të jemi të zëshëm dhe aktivë në këtë përballje, përfshirë edhe mobilizimin qytetar”, është shprehur ajo.

Deputetja e VV-së, Aida Dërguti, beson se në përballje me pozitën do ta kenë edhe ndihmën e deputetëve të LDK-së, të cilët nuk janë të kënaqur me koalicionin e arritur.

“Pavarësisht se udhëheqja e LDK-së shkeli këtë marrëveshje, duke hyrë në koalicion me PDK-në, jam e bindur se do të ketë deputetë edhe nga radhët e LDK-së të cilët morën mbështetjen qytetare për ndryshim dhe duan t’i qëndrojnë besnikë anëtarësisë dhe votuesve të tyre”, ka thënë Dërguti.

Nënkryetarja e Vetëvendosje!-s ka folur edhe për kritikat e fundit që janë shkëmbyer ndërmjet VV-së dhe AAK-së. Ajo ka thënë se kritikat janë të shëndetshme kur janë konstruktive, duke shtuar se blloku u shkatërrua për shkak të mosgatishmërisë së LDK-së dhe AAK-së për të gjetur një kompromis rreth postit të kryeministrit.

“Lëvizja Vetëvendosje! është treguar e palëkundshme në qëndrimet e saj dhe është përpjekur ta mbajë bllokun unik duke u përqendruar te prioritetet e qeverisjes të specifikuara në marrëveshje të 10 shtatorit dhe gjatë gjithë kohës i ka parë më pak të rëndësishme postet qeveritare.Prandaj, nuk mund të mos jemi kritikë, duke parë se mungesa e gatishmërisë së LDK-së dhe AAK-së për kompromise, prodhoi një situatë të re që është në dëm të interesave të qytetarëve dhe vendit në përgjithësi”, ka deklaruar Dërguti.

Më Shumë

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Ylli sot pret Trepçën në ndeshjen e dytë finale

Sot zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ylli synon titullin e kampionit, që do...

Lajmet e Fundit