5.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Deri kur do të vazhdojnë reshjet e shiut, moti për sot dhe ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme në vend.

Nga dita e martë dhe mërkurë me fillimin e stinës së vjeshtës, që këtë vit nis më 22 shtator, masa të ftohta ajrore depërtojnë nga Europa qëndrore, që do të sjellin kushte tipike vjeshtore me vransira dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Vende-vende priten mundësi edhe për riga shiu.

Lexo Edhe:

MgidMgid
Nga dita e enjte më pas parashihet mot i kthjellët e me diell, nga e premta më ngrohtë, mirëpo me mëngjese mjaft të ftohta.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.

21.09 – Më ftohtë, kryesisht me vransira.  Vende-vende mundësi për riga shiu.

22.09 – Ftohtë, kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.

23.09 – Pas mëngjesit më të ftohtë, ditën kryesisht me diell.

24.09 – Kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 9C deri 13C, të enjten e të premten mund të zbresin edhe deri në 5C e 6C.  Maksimalet të hënën në rritje deri në 25C, e deri ditën e mërkurë zbresin në 17C.

Të hënën do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-15m/s, e prej së martës kryesisht nga verilindja lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike në rënie ditën e hënë, e nga e marta shënon rritje./Gazeta Express

Më Shumë

Nikqi rikthen buzëqeshjen, Liria fiton pas eliminimit nga Kupa

Pas zhgënjimit në Kupën e Kosovës, ku u eliminua në debutimin e trajnerit të ri Ismet Munishi, Liria e Prizrenit është rikthyer te fitorja në...

Sfida interesante në Ligën e Parë të meshkujve

Këtë javë zhvillohet xhiroja e 13-të në kuadër të Liga e Parë e Meshkujve, ku janë paraparë tri ndeshje interesante që pritet të ndikojnë...

Lajmet e Fundit