25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Dëshiron të takohet me Kryeministrin e Suedisë

AlbinKurti1205Albin Kurti, ka uruar Kryeministrin suedez, Stefan Löfven, për detyrën e re, ndërkohë që ka shprehur dëshirën për një takim me të në përpjekje për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin në mes të dy vendeve.
Në letrën dërguar Kryeministrit Löfven, Lideri i Vetëvendosjes ka shkruar edhe për programin e partisë të cilën e udhëheq.

Lexoni të plotë letrën e Albin Kurtit:

Kam kënaqësi t’ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Suedisë. Më lejoni t’ju uroj mbarësi të madhe në përgjegjësinë tuaj të re dhe të shpreh shpresën time për një takim të ardhshëm në përpjekjet tona për të rritur më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve tona.

Unë do të doja të përfitoja nga ky rast për të prezantuar shkurtimisht Lëvizjen VETËVENDOSJE!, lëvizjen që unë përfaqësoj. Programi ynë politik dhe alternativa jonë qeverisëse janë të themeluara në demokracinë sociale, dhe janë të bazuara në tri shtylla: shtetin e së drejtës, shtetin social dhe shtetin zhvillimor. Lëvizja jonë është aktualisht subjekti politik i tretë më i madh në Kosovë, dhe në vitin 2013 ne kemi fituar edhe zgjedhjet lokale për kryetar komune në kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë – duke e qeverisur që atëherë bazuar në platformën tonë social-demokratike.

Ne jemi të angazhuar për sovranitetin e shtetit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Ndërtimin e shtetit e shohim me këta komponentë themelorë brenda tij: subjektivitetin, demokracinë, drejtësinë dhe shtetësinë. Ndërsa zhvillimi socio-ekonomik për ne do të thotë ngritje e kapaciteteve prodhuese dhe sigurim të rishpërndarjes së drejtë të pasurisë me qëllim të rritjes së mirëqenies. Për ne parakusht themelor për arritjen e këtij projekti politik-ekonomik mbetet një shtet sovran dhe republikan.

Kam shumë shpresë se në të ardhmen e afërme do të krijohet mundësia për takim personal me ju për t’i diskutuar këto çështje dhe për të krijuar një bashkëpunim të frytshëm të bazuar në idealet e përbashkëta.

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për një mandat të suksesshëm të administratës suaj.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes të ketë kohë pas kohe...

Homazhe në 25-vjetorin e rënies së martirëve në Korishë

Në nderim të 25-vjetorit të rënies së martirëve të fshatit Korishë, deputeti Arbër Rexhaj, bashkë me aktivistë të Lëvizjes, bënë homazhe dhe vendosën kurora...

Lajmet e Fundit