3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-shefit të Urbanizmit në Prizren

Mungesa e anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Gjemshit Galushi, ka bërë që të dështoj gjykimi ndaj ish-drejtorit të Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, Nijazi Kryeziu, i akuzuar për korrupsion.  

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi ka thënë se gjykatësi Galushi gjendet në pushim vjetor, për çka nuk ka mundur të paraqitet në seancën e së hënës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca u shty, kurse e radhës u caktua më 13 shtator 2021.

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të gjuhës angleze

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 2 gusht 2019, i pandehuri Nijazi Kryeziu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës kohore janar – dhjetor 2015, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ai nuk i ka përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personat tjerë juridik, TV Opinion.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Kryeziu, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike si dhe Rregulloren e Thesarit, kishte lidhur kontratë për emetimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapsinor të Komunës së Prizrenit.

Siç thuhet në aktakuzë, Kryeziu, gjatë periudhës kohore 1 janar 2015, e deri më 31 dhjetor 2015, kishte lidhur kontratë me TV Opinionin, në vlerë prej 600 euro në muaj dhe se për 12 muaj ka paguar 7 mijë e 200 euro.

Për këtë ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin 2.2 të Kodit Penal për të cilën parashihet dënim prej 6 muaj deri në 5 vjet. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Lajmet e Fundit