Nga viti 2019 në Suharekë janë nxjerrë mbi 4 000 dokumente nga E-kioskat

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se nga viti 2019 në Suharekë janë vënë në funksion E-kioskat 24/7, në shërbim të qytetarëve për dokumente të gjendjes civile, si certifikata të lindjes, ekstrakt etj.

“Që nga ajo periudhë në E-1 janë nxjerrë 3706 dokumente të ndryshme nga qytetarët. Ndërsa në E-2 janë nxjerrë 483. Ky është sukses i veçantë në shërbimet tona administrative”, ka thënë Muharremaj.

Ai ka theksuar se në dy pikat të qytetit, njëra afër Qendrës për prodhimin e dokumenteve (pasaportave) dhe tjetra afër Qendrës për Punë Sociale, vazhdojnë të mbeten aktive për shërbimet ndaj qytetarëve.

Muharremaj ka thënë se E-kioskat pranojnë monedha metalike dhe do te? ktheje?n kusur sipas diferencës së cmimit dhe monedhave të futura në E-kiosk.

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit