17 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Dështon marrëveshja mes Berishëve, procesi vazhdon më 2015

Shyhrete Berishës, suharekKa dështuar të arrihet marrëveshje jashtë Gjykatës mes Shyhrete Berishës dhe kunatit të saj Xhelal Berishës nga Suhareka për shtëpinë në kontest, dhe procesi është kthyer sërish në gjykatë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë një përballjeje mes palëve në kontest, Gjykata më 1 dhjetor u kishte dhënë afat 4 ditë që të arrinin një marrëveshje mes tyre, por ata nuk ia kanë dalë ta bëjnë këtë. Shyhrete Berisha e ka refuzuar ofertën e kunatit të saj që në vend të shtëpisë ku ka jetuar me burrin dhe fëmijët e saj, të marrë një banesë ose para në vlerë të banesës.

“Të më ofrohet kompensim për shtëpinë ku kam jetuar me burrin tim dhe me fëmijët e mi është si të më ofrohet kompensim për gjakun e tyre dhe kjo është absurde, fyese”, ka thënë Shyhrete Berisha.

Kunati i saj Xhelal Berisha duke mos u paraqitur vet në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Suharekë, përmes avokateve të tij, Shpresa Berisha dhe Shemsije Sheholli, të martën, është paraqitur me ofertën e re për kunatën e saj duke shfaqur gatishmërinë që t’ia japë Shyhretes “të drejtën e përjetshme, deri në vdekje” për shtëpinë në kontest, duke u arsyetuar se këtë po e bënte duke pasur mirëkuptim për ndjenjat dhe kujtimet që e lidhin Shyhreten me shtëpinë në kontest.

Më Shumë

Parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore – Kastrati përkrah fushatën “Mos hesht” në Malishevë

Në kuadër të fushatës nacionale për parandalimin e trafikimit të njerëzve, edhe në Komunën e Malishevës do të zhvillohen aktivitete vetëdijësuese me moton “Mos...

Bashkimi kërkon fitore ndaj debutuesve të Rahovecit, ndeshja luhet sot në Suharekë

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me javën e dytë, ku nuk mungojnë ndeshjet emocionuese për tifozët. Një nga takimet më interesante të...

Lajmet e Fundit