18.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Detaje nga aktakuza ndaj ish-drejtorit komunal në Prizren Bujar Nerjovaj

Prokuroria Themelore Prizren, departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektoratit në Prizren, tash zëvendës ministër, Bujar Nerjovaj.

Sipas aktakuzës ish-drejtori Bujar Nerjovaj, si person zyrtar me mosveprim duke shfrytëzuar pozitën apo autoritetin zyrtar, nuk e ka përmbushur detyrën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, për vete apo për dikë tjetër.

KALLXO.com ka siguruar një kopje të aktakuzës, ku përshkruhet se Nerjovaj në vazhdimësi në periudhën kohore 05.12.2011 e deri më 21.02.20013, pasi që është njoftuar me konkluzionet e inspektorëve të ndërtimtarisë, nuk i ka ndërmarrë masa për t`i siguruar kushtet adekuate për ekzekutimin e konkluzionit të inspektorëve.

Sipas aktakuzës ish-drejtori Bujar Nerjovaj, në bazë të këtyre konkluzioneve të inspektoratit, është dashur të bëjë rrënimin e detyrueshëm të mbindërtimit në objektet hoteliere si në vijim: Hotel ”Shadërvan”, Hotel ”Classic”, “Hotel” Centrum” (të gjitha këto me mbindërtime ) si dhe rrënimi i Hotel ”Kaqinari” (sipas aktakuzës i ndërtuar pa leje) të gjitha në Prizren, si dhe objektet hoteliere në fjalë, të gjitha me lokacion gjenden në Zonën e parë të Qendrës Historike në Prizren.

Sipas aktakuzës me mosveprimin e ish-drejtorit Nerjovaj, është dëmtuar kujtesa kolektive e qytetit, në këtë kuadër është dëmtuar edhe trashëgimia kulturore e arkitekturës për të cilën kujdeset Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit.

Aktakuza, përshkruan edhe detaje tjera të mospagesës së taksave komunale, me të cilat prokuroria pretendon se këto katër objekte kanë dëmtuar edhe buxhetin e Komunës së Prizrenit për 36, 143.00 Euro.

Më Shumë

Kryetari Totaj akuzon “Hidroregjionin Jugor” për ndërprerje të qëllimshme të ujit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në qytet dhe disa...

Grupi legjendar i rock-ut ‘Scorpions’ rikthehet pas 24 vitesh me koncert në Tiranë

Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions rikthehen në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori. Në 60-vjetorin e...

Lajmet e Fundit