Detaje të reja për gjuajtjet me armë në Prizren

Disa ditë më parë ishte raportuar për disa të shtëna me armë në Komunën e Prizrenit.

Lidhur me rastin Policia e Rajonit të Prizrenit, me anë të një njoftimi ka thënë se një person është vetëdorëzuar, ndërsa disa të tjerë janë në arrati.

“Lidhur me rastin e datës 20 qershor, që në mesnatë, dy grupe rivale patën shkëmbyer gjuajtje nga armë të zjarrit me ç’ rast në vendin e ngjarjes ishte gjetur një pistoletë, tanimë një i dyshuar është paraqitur në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, i dyshuari e ka dorëzuar një pistoletë me tre fishekë e cila dyshohet të jetë përdorur në incidentin e 20 qershorit.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës, me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar nën masën e arrestit.

Policia është në kërkim të personave të tjerë që janë në arrati.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit