11.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

… dhe ndodhi

Sigal Prishtina nuk ka pësuar humbje në 21 javët e para të kampionatit të sivjetmë të IP Superligës së Kosovës në basketboll. Nuk ka pësuar as në garat e Kupës së Kosovës, por më në fund ka ndodhur edhe diçka e tillë. Kampioni aktual është mposhtur sonte nga Bashkimi me rezultat 91:84, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të.

Mikaile Tmusic me 29 e Aaron Moss me 25 pikë ishin më të merituarit për fitoren e prizrenasve, tek të cilët pikë dyshifrore patën edhe Vincent Zollo (17) e Qëndrim Biraj (10). Në anën tjetër, te Prishtina  shkëlqeu Granit Rugova që kontribuoi me 33 pikë, derisa përforcimi Filip Bundoviq i shënoi 20 pikë.

 Prizrenasit po thuaj gjatë gjithë ndeshjes ishin skuadër më e mirë dhe vazhdimisht kishin epërsi, e cila në një moment shkoi edhe në 11 pikë.  Me këtë fitore, Bashkimi ia ka bërë të qartë skuadrës kryeqytetase se është kandidat shumë serioz që pas një kohe të gjatë t’ia rrëmbejë titullin e kampionit dhe të ndërpresë dominimin absolut të Prishtinës në basketbollin kosovar. Pas 22 javësh, Sigal Prishtina mbetet e para me 43 pikë, para Bashkimit që tani ndodhet në kuotën e 39 pikëve.

Më Shumë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Drenocë, pritet rënie e presionit të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për një defekt të shkaktuar në rrjetin transportues të ujit në fshatin Drenocë të Malishevës. Sipas njoftimit,...

Bashkimi dominon Pejën: 6 ndeshje, 6 fitore për portokallezinjtë

Bashkimi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj Pejës në këtë edicion të ProCredit Superligës, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq përballje...

Lajmet e Fundit