13.8 C
Prizren
E hënë, 25 Tetor, 2021

Dhjetë letrat më të famshme të dashurisë

Kryeveprat më të mëdha letrare , në të shpeshtën e rasteve rrëfejnë edhe një histori dashurie. Mirëpo, po aq të lexueshme janë edhe letrat që persona të famshëm i shkruajtën për të dashurat e tyre.

Nga sirtarët e jetës së Einstein, Johnny Cash, Beethoven, Winston Churchill dhe shumë të tjerëve, dalin edhe letrat e dashurisë që u kanë shkruar të dashurave të tyre.

Një sondazh në Angli ka zgjedhur më të bukurat, ku ndoshta mungojnë ato që mund të presim, shkruan revistaclass. I bën mirë zemrës megjithatë, të lexosh këto radhë për të rizbuluar dhe kuptuar që kjo ndjenjë, është kaq e thjeshtë për t’u provuar, kaq e thjeshtë për t’u shprehur.

Johnny Cash gruas së tij June Carter Cash (1994)

“U plakëm dhe u mësuam të rrimë bashkë. Mendojmë njëlloj. Komunikojmë me mendje. E dimë çfarë do tjetri pa qenë nevoja ta kërkojmë. Ndonjëherë njëri e nevrikos tjetrin. Ndoshta ndonjëherë e marrim tjetrin të mirëqenë. Por herë pas here, si sot, mendoj për ne të dy dhe e kuptoj sa me fat jam që ndaj jetën me gruan më fantastike që kam takuar në jetë”.

Winston Churchill gruas Clementine Churchill (1935)

“E dashura ime Clemmie, në letrën që më dërgoje nga Madras kishe shkruar gjëra që për mua janë shumë të rëndësishme, që ta kisha bërë jetën më të bukur. Nuk mund ta them çfarë kënaqësie më dha kjo, sepse ndihem gjithmonë tmerrsisht në borxh me ty, nëse lejohet që në dashuri të bëhen të tilla llogari”.

John Keats i shpreh dashurinë Fanny Brawne (1819)

Nuk mund të jetoj pa ty, harroj çdo gjë, por kur të shoh, jeta duket sikur ndalet, nuk shoh asgjë tjetër. Më ke përthithur”.

Ernest Hemingway, Marlene Dietrich (1951)

“Nuk arrij të përshkruaj sesi sa herë që të përqafoj, ndjehem në shtëpi”.

Napoleone Bobaparte, Josephine de Beauharnais (1796)

“Që kur të kam lënë, jam gjithmonë i trishtuar. Lumturia ime është pranë teje. Sjell gjithmonë në kujtesë përkëdheljet e tua, lotët e tu, ngrohtësinë tënde të dashur. Magjepsja e së pakrahasueshmes Josephine Kindle ndez një zjarr dhe një flakë të pashuar në zemrën time”.

Richard Burton, Elizabeth Taylor (1964)

“Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht të të shohin ty. Ti nuk e kupton, natyrisht , EB, sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë dhe sesi ke fituar një vlerë më shumë mirësie të veçantë e të rrezikshme”.

Mbreti Enrico VIII, Anna Bolenas (1527)

“Po guxoj të të kërkoj të ma thuash prerë çfarë mendon për dashurinë tonë. Nevoja më shtrëngon ta di përgjigjen tënde, duke qenë që kam një vit që jam plagosur nga dashuria dhe ende nuk jam i sigurt nëse kam apo jo një vend në zemrën tënde”.

Dhembjet e dashurisë së Beethoven për “të dashurën e përhershme” (1812)

“Dhe pse jam në shtrat, mendja ime vjen tek ty, e dashura ime e pavdekshme, ji e qetë, më duaj, sot, dje, sa lot të derdhur për ty, ty, ty, jeta ime, gjithçkaja ime, lamtumirë. Oh vazhdo të më duash, mos e gjyko keq zemrën besnike të të dashurit tënd. Përjetësisht yti. Përjetësisht imja. Përjetësisht tanët”.

Gerald Ford i kujton dashurinë e tij bashkëshortes Betty pasi asaj iu diagnostikua një kancer në gjoks (1974)

“Nuk ka fjalë që mund të shprehin saktë dashurinë tonë të thellë, të thellë, e dimë sa e madhe je dhe ne, fëmijët dhe babai, do përpiqemi të jemi të fortë si ti. Besimi tek ty dhe te Zoti do na përkrahë. Dashuria jonë për ty është e përjetshme”.

Jimi Hendrix i thotë vogëlushes së tij të hapë krahët

“Lumturia është brenda teje”. Prandaj thyeji zinxhirët e zemrës dhe lëre veten të bëhet lulja që ti je. E di unë si: mjafton të hapësh krahët dhe vendosu në pozicionin e të qenit e lirë.

Më Shumë

Zyrtare: Angli-Shqipëri luhet pa praninë e tifozëve

UEFA ndëshkon Anglinë, ndeshja mes Shqipërisë do të luhet pa tifozë. Në finalen e “Euro 2020” kundër Italisë, Anglezët kanë pasur probleme me tifozët të...

Gastronomët kërkojnë lirimin e masave, paralajmërojnë protestë nëse kërkesa shpërfillet

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve janë takuar me ushtruesen e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexhan, për të diskutuar rreth masave anti-COVID. “Kërkesa jonë...

Boksierët e Kosovës nuk lejohen të hyjnë në Serbi, ndalohen në kufi

Delegacioni i boksierëve të Kosovës nuk është lejuar të futet në territorin e Serbisë, për të udhëtuar drejt Beogradit ku pritet të marrin pjesë...

Të gjitha masat e reja kundër përhapjes së COVID-19

Qeveria e Kosovës dje ka mbajtur mbledhje elektronike me ç’rast janë miratuar masat e reja kundër Covid-19, shkruan Gazeta Express. Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do...

Manchester City të gatshëm për shitjen e Sterling-ut

Drejtuesit e klubit të Manchester City-t, nuk e kanë ndërmend ta humbasin me kosoto zero futbollistin e tyre, Raheem Sterling. Futbollistit 26-vjeçar i skadon kontrata...

Prizreni 16 triumfon ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 100:108 (22:30, 27:26, 26:25, 25:27), në xhiron e shtatë të Art Motion...

Prostituimi i vajzave shqiptare: Policia italiane merr 11 masa paraprake

Në qendër të Bolonjës është zbuluar një rrjet prostitucioni me vajza të reja shqiptare, ndaj së cilës Policia italiane e Shtetit ka kryer 11...

Videoja +18 që detyroi politikanin turk të jap dorëheqje

Kryeministri i Qipros së Veriut, Ersan Saner, sot paraqiti dorëheqjen nga të gjitha pozicionet dhe njoftoi se po largohet nga politika. Arsyeja që e çoi...

Festa Çoçaj e ndez rrjetin me pozat në fustan duke theksuar të pasmet

Blogerja e njohur shqiptare dallohet për linjat e saj trupore që shpesh e quajnë edhe modele. Bëhet fjalë për moderatoren, Festa Çoçaj, e cila në...

Moti sot, vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi. Temperaturat maksimale...

Prizrenasi gjen portofolin me 245 euro, e dorëzon në polici

Një qytetar në Prizren është paraqitur në stacionin policer ku ka dorëzuar portofolin që e kishte gjetur e në të cilin kishte 245 euro,...

Rrahje dhe gjuajtje me armë në Prizren

Dje rreth orës 18:37 ka ndodhur një rrahje në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prizren. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

KQZ: Sot numërohen votat me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot planifikon të numërojë votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara, raporton Express Këtë për Express e...

Rritja e çmimeve, Franca do të subvencionojë qytetarët me nga 100 euro

Qeveria franceze ka njoftuar se do të subvencionojë me nga 100 euro çdo qytetar që të ardhurat neto mujore i kanë 2000 euro ose...

Shqipëria dhe një dashuri e (sh)këputur…

 Folkloriste, gjeografe, gjuhëtare, etnografe dhe arkeologe, Margaret Masson Hardie ishte shkolluar në Cambridge dhe i kishte nisur udhëtimet studimore prej vitit 1911, kur shkon...

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar mbi 1100 tiketa trafiku

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1122 tiketa trafiku. Sipas Raportit të Policisë gjatë kësaj periudhe janë shkaktuar 21 aksidente me...

Lajmet e Fundit