“Otoniel”, bosi kolumbian i drogës do të ekstradohet në SHBA

Kolumbia ka njoftuar se trafikanti më i kërkuar i drogës në vend do të ekstradohet në SHBA pasi u kap gjatë një bastisjeje.

Dairo Antonio Úsuga, i njohur si Otoniel, u kap pas një operacioni të përbashkët të ushtrisë, forcave ajrore dhe policisë të shtunën.

Ai drejtoi bandën më të madhe kriminale në vend dhe ka qenë prej vitesh në listën e më të kërkuarve të Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Drogës.

Zyrtarët amerikanë kishin vendosur një shpërblim prej 5 milion dollarësh për kokën e tij, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Ai akuzohet për importimin e të paktën 73 tonë metrikë kokainë në vend midis 2003 dhe 2014.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit