Diell dhe vranësira sot, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë me diell dhe vranësira

Në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bëhet e ditur se fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të mbesin të qëndrueshme.

Po ashtu, temperaturat maksimanle të ditës pritet të arrijnë deri në 17 gradë celsius.

“Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të mbesin të qëndrueshme. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do t’i takojnë stadit të lartë të Troposferës. Temperaturat do të jenë tipike pranverore, minimalet ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit