5.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Diplomacia e skandaleve

Kosova-flamuriMe tri realitete ishin përballur javën e shkuar 22 kosovarë, tek po merrnin pjesë në Strasburg në Forumin Botëror të Demokracisë: me një fusnotë që shoqëronte denominimin e vendit që përfaqësonin, e që ishte ndryshe prej asaj të dakorduar në Bruksel, me mospjesëmarrjen e diplomatëve të shtetit të tyre në këtë ngjarje, dhe me mungesën e kujdesit shtetëror të tyre. I dallonte kjo nga të tjerët.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje të organizuar nga Këshilli i Evropës ishin përfaqësues nga 115 shtete të botës, shtete anëtare dhe jo anëtare të Këshillit. Rol të veçantë aty mbanin vendet që përfaqësoheshin nga shkollat politike. E Kosova participonte me pjesëmarrës, vijues të Shkollës Politike të Prishtinës, shkruan Koha Ditore.

Dhe në “out” ishte një mision i jashtëm, që ka selinë fare afër “Pallatit të Evropës” siç quhet ndryshe selia e Këshillit të Evropës. Veprimet e njerëzve që përbëjnë atë nuk ishin konform kërkesave që ligjet në fuqi kanë për misionet diplomatike të Kosovës.

Ligji për shërbimin e jashtëm u kërkon këtyre misioneve, edhe promovimin, mbrojtjen e fuqizimin e statusit ndërkombëtar të shtetit, por edhe ushtrimin e kujdesit ndaj shtetasve që qëndrojnë në vendet ku këto misione veprojnë.

Diplomacia kosovare është e re në moshë. Dhe në pak vitet e jetëgjatësisë, e kanë përshkruar paaftësi e skandale gjatë funksionimit. Asaj i numërohen edhe suksese nga autoritetet.

Deri më tani Kosova ka arritur të hapë 22 misione diplomatike, 4 konsullata të përgjithshme dhe 14 misione konsullore, ku hyjnë edhe seksionet konsullore në kuadër të ambasadave me një shtrirje në katër anët e botës, duke përfshirë këtu edhe ambasadat në Australi dhe në Panama që së fundmi janë funksionalizuar. Njerëzit e këtyre misioneve kanë bërë shumë skandale brenda pak vjetësh.

Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme, ka thënë se me të tilla probleme nuk përballet vetëm Kosova.

Zëvendësambasadori i Kosovës në Zagreb, Urtak Hamiti, që arrestuar nga autoritetet kroate derisa ishte në gjendje të dehur. Kosova kishte pranuar një note proteste për veprimin e këtij diplomati.

Një tjetër skandal kishte ndodhur edhe në vitin 2012. Sekretarja e parë e Ambasadës në Berlin, Fatmire Musliu, e kishte sulmuar fizikisht ambasadorin e atëhershëm, Vilson Mirdita.

Kosova bën politikë të jashtme prej pak vjetësh. Por, për këtë periudhë ka bërë skandale me bollëk, përfshirë ato me sjelljen e stafit diplomatik dhe skandalin me njohjet në Afrikë. Tek në vitin e pestë është mundur të arrihej synimi për të siguruar 100 njohjet e premtuar që të arriheshin në 2008-n. E as pas gjithë kësaj kohe nuk është mundur të gjendej rruga për anëtarësim në OKB dhe as në organizatat më të rëndësishme rajonale e globale./KD/

Më Shumë

Derbi Rahoveci-Kastrioti hap sot elitën e hendbollit

Xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) nis të shtunën me superderbin mes Rahovecit dhe Kastriotit, një përballje që pritet të...

Ylli shkëlqen në Gjakovë

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 66:71 (19:20, 17:21, 10:19, 20:11). Takimi në Gjakovë ishte interesant. Periudha...

Lajmet e Fundit