Diplomojnë dy inxhinierë të fluturimit në FSK

Nënoficerët e FSK-së, Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi kanë përfunduar me sukses studimet themelore të aviacionit duke diplomuar me titullin “Inxhinierë të Fluturimit”.

Ministria e Mbrojtjes njofton se studimet kanë qenë të fokusuara në sistemet e helikopterit UH1-H dhe aeroplanit T182-T si dhe sisteme tjera bashkëkohore të aviacionit tokësor.

“Pas diplomimit të tre pilotëve, Njësisë ajrore të FSK-së i shtohen edhe këta kuadro specialistikë shumë të rëndësishëm në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të aviacionit të FSK-së. Akademia e Aviacionit Ushtarak është komponentë e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës së Forcave të Armatosura të Turqisë”, njofton Ministria e Mbrojtjes/Klan Kosova/

Më Shumë

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Lajmet e Fundit