3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Disa të vdekur dhe të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë në një supermarket në Virxhinia, SHBA

Një person i armatosur ka vrarë disa persona dhe ka plagosur disa të tjerë në një supermarket Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, thotë policia.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një burrë që besohet të jetë menaxheri i dyqanit hapi zjarr, më pas ktheu armën kundër vetes dhe tani ka vdekur.

 

Qyteti i Chesapeake shkroi në Twitter: “Policia konfirmon një incident aktiv të të shtënave me viktima në Walmart”.

Ka pak detaje, por një oficer policie foli për 10 persona të vrarë dhe shumë të plagosur.

Deri më tani nuk dihet motivi i sulmit.

Senatorja e shtetit të Virxhinias, Louise Lucas tha se ajo ishte “absolutisht e prekur” nga ato që ajo i përshkroi si “të shtënat masive të fundit në Amerikë”.

Ajo shtoi në Twitter: “Nuk do të pushoj derisa të gjejmë zgjidhjet për t’i dhënë fund kësaj epidemie të dhunës me armë në vendin tonë”

Më Shumë

PDK-ja hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza prezanton shtyllat e programit të tij

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në hapje të fushatës zgjedhore nëPrizren ka prezantuar katër shtyllat e programit...

E trishtë! 12-vjeçares që vdiq në Spitalin e Prizrenit nesër i jepet lamtumira

L. Shala është 12-vjeçarja që vdiq të enjten në Spitalin e Pediatrisë në Prizren. Ngushëllime ka shprehur fshati Mushtisht, prej nga dhe ishte e ndjera,...

Lajmet e Fundit