Dita Botërore e Vetëdijesimit ndaj Minave

Sot, është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave, e që synon eliminimin e minave ekzistuese të tokës.

Kombet e Bashkuara kanë shpallur këtë ditë më 8 dhjetor të vitit 2005 dhe ajo ka nisur të shënohet për herë të parë më 4 prill, 2006.

Kjo organizatë bën thirrje për përpjekje të vazhdueshme nga shtetet, me ndihmën e OKB-së dhe organizatave përkatëse, për të ndihmuar në krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të veprimit ndaj minave, në vendet ku minat dhe mbetjet eksplozive të luftës përbëjnë rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e njerëzve.

vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë.

Kombet e Bashkuara thonë se vendet më të prekura nga minat janë Angola, Kamboxha, Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit