11.5 C
Prizren
E hënë, 21 Prill, 2025

Dita e Muzeut shënohet me disa aktivitete edhe në Kosovë

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Muzeut, në Kosovë po shënohen disa aktivitete.

Ndërkohë, në ndërtesën kryesore të Muzeut të Kosovës janë duke u bërë disa renovime, ku është e pamundur që të ketë vizitorë. Nga aktivitetet e sotme do të krijohet një koleksion i veprave të artit, të cilat do të shiten dhe mjetet do t’i dedikohen SOS fshatit të fëmijëve.

Ndërtesa kryesore e Muzeut të Kosovës, aktualisht nuk ka ekspozitë për publikun, pasi është në renovim. Në ditën ndërkombëtare të Muzeut, udhëheqësi i Muzeut të Kosovës, Skender Bushtrakaj, tha se është duke u bërë një investim kapital, duke u plotësuar kështu nevojat e Muzeut.

“Po përgatiten sallat, po rinovohet kulmi, dyer, dritare etj. Paralelisht është duke u përgatitur koncepti i ekspozitës së përhershme. Muzeu etnologjik është i hapur për publikun, dhe ka shumë aktivitete, Shtëpinë e Pavarësisë jemi në një faze kur po fillojmë me rikonceptua, për ta bërë më të dukshme për publikun, Parkun përballë Muzeut të Kosovës, brenda disa javëve do ta aktivizojmë si pikë informuese për turizëm kulturor.”

Bushtrakaj, përmendi disa nga aktivitetet të cilat po organizohen sot, për të shënuar ditën ndërkombëtare të Muzeut.

“I kemi disa programe për fëmijë me aftësi të kufizuara, me shikim të dëmtuar dhe të verbër, kemi akrën arkeologjike, arkën etnologjike, stimulimin e gërmimit arkeologjik, ABC për fëmijët, një aktivitet tjetër me disa piktorë të rinj në oborrin e muzeut etnologjik…”

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë në vitin 1977, për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë./RTK/

Më Shumë

Bora mbetet në Superligë

Bora do të jetë pjesë e ProCredit Superligës për edicionin e ardhshëm. Edhe në ndeshjen e dytë të “Play-out”-it, fituan ndaj KEKU, kësaj radhe...

Temperatura sot arrin në 20 gradë Celsius

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

E treta, e vërteta

Lajmet e Fundit