12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Ditë e trishtueshme

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ngushëlluar familjet e viktimave që humbën dje jetën.

Postimi plotë

Dje ka qenë një ditë e trishtë për të gjithë, për shkak të lajmeve tronditëse që kemi marrë!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin se është ndarë nga jeta i riu nga Prizreni, Eron Shala. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Shala, në këto momente të vështira bashkëndjej me dhimbjen e tyre për këtë humbje tragjike!

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të matematikës

Jemi tronditur edhe nga zjarri i mbrëmshëm që përfshiu qendrën për COVID-19 në Tetovë, ku ka shumë viktima e të plagosur. Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe të afërmit e viktimave, si dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ndërkaq uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.

Lajm të trishtë kishim dje edhe nga Peja, ku si pasojë e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbetën të vrarë kandidati për kryetar të komunës së Pejës dhe ish kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e PDK-së, por edhe nga Gjakova ku ndërruan jetë dy fëmijë si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre.

Ngushëllime për të gjithë të familjarët dhe të afërmit e atyre që humbën jetën!

Më Shumë

P.C Prizreni një hap larg finales së Ligës së Parë

Proton Cable Prizreni ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Parë, duke fituar bindshëm gjysmëfinalen e parë ndaj Istogut me...

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Lajmet e Fundit