2.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Divorci, shpëtim i martesave të dështuara

cifti3Shpend Thaçi 20 vjeçar nga Prizreni, ka tetë muaj që është ndarë nga bashkëshortja Mirëjeta. Mospajtimet dhe botëkuptimet e ndryshme të bashkëshortësisë e kanë shtyrë atë që t’i jap fund martesës.

”Kurrë nuk kam menduar se do të vijë një ditë dhe të ndahem nga Mirëjeta, por fatkeqësisht tre muaj pas martesës na u shfaqen disa probleme dhe vendosa ma mirë me u nda me kohë se sa tërë jetën të përballem me to”, tregon Thaçi.

Ndonëse,nguron t’i tregojë publikisht arsyet e mosmarrëveshjet të cilat kanë ndikuar në ndarjen nga Mirëjeta, Shpedi, shprehet se njëra prej tyre ka qenë parashikimi i gabueshëm i bashkëjetesës. ”Pasi e kemi parë se gjërat nuk po rrjedhin ashtu siç e kishim parashikuar para martesës, jemi pajtuar që më mirë të ndahemi me kohë”, tregon ai, duke shtuar se në fillim martesën e ka shikuar në një prizëm krejt tjetër nga ajo që i ka ndodhur.

Thaçi, tregon se gjatë ndarjes nga Mirëjeta, është ndjerë shumë keq,ndërsa tash i është rikthyer jetës normale. ”Në fillim e kam marrë shumë tragjike ndarjen, mirëpo tash i jam rkthyer jetës, e cila më ka munguar gjatë martesës. Tash jam pajtuar se edhe ndarja me bashkëshorten është pjesë e jetës…”, shprehet ai. Në zyrën e ofiqarisë në Prizren,vitin e kaluar,sipas statistikave janë shkurorëzuar 244 çifte bashkëshortores.

Ruzhdi Hoxha, koordinator i kësaj drejtorie, thotë se krahasuar me vitin 2012 vitin e kaluar numri i divorcit ka shënuar rënie.

Të ndikuar nga plagët sociale, që përjetojnë çdo ditë, si papunësia, gjendja e rënduar ekonomike, mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijë, emigrimi, mospërputhje karakteri, tradhti bashkëshortore dhe dhuna fizike, sipas Hoxhës, kanë detyruar 244 çifte bashkëshortorë t’i drejtohen Gjykatës, për t’i thënë lamtumirën e fundit martesës. “Ne nuk i dimë arsyet e sakta ,sepse ndarjet realizohen përmes gjykatës, mirëpo sipas rrëfimeve që i bëjnë gjatë shkurorëzimit në zyrën tonë, shumica prej tyre tregojnë se kjo ndodhë për shkak të mosmarrëveshjeve, kushteve të rënda ekonomike, emigrimi…”, thotë Hoxha.

Edhe avokati Esat Gutaj, thotë se njëra prej shkaqeve kryesore i ndarjeve nga martesa është baza e rëndë ekonomike dhe largimi i bashkëshortit nga shtëpia.

”Largimi i bashkëshortit nga Kosova, për një periudhë të gjatë , i cili ka mërguar për të siguruar ekzistencën ekonomike të familjes, dhe humbja e lidhshmërisë me bashkëshorten e kurorëzuar është njëri prej shumë faktorëve që ndikon në ndarjen e tyre”, shprehet ai.

Gutaj tregon se gjatë vitit të kaluar, ka ndodhur kur shkurorëzimi i bashkëshortëve është bërë edhe me marrëveshje. “Ka edhe shkurorëzime me marrëveshje, të cilët nuk tregojnë arsyet e ndarjes”, tregon ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ylli shkëlqen ndaj Tiranës

Golden Eagle Ylli fitoi përballjen ndaj Tiranës me rezultat 87:59 (32:12, 16:22, 26:14, 13:11), në javën e parë të Ligës Unike. Te vendasit u dalluan...

Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën se frikësuan një dëshmitar

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit...

Lajmet e Fundit