0.4 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Djali i Kujtim Paçakut: Ata që babai i quante njerëz të mëdhenj, nuk erdhën t’ia hidhnin një grusht dhe mbi varr

Mungesa e kolegëve deputetë në varrimin e ish-deputetit Kujtim Paçaku, e ka prekur jashtëzakonisht shumë, të birin, Denur Paçakun

Paçaku ka thënë se në ditën e varrimit të babait të tij kishte shumë njerëz, megjithatë munguan njerëzit që i ndjeri Kujtim Paçaku i kishte quajtur të mëdhenj

‘”Tamam puna”, të dërgohen ftesa për të qenë pjesë e një ceremonie varrimi. Njësoj po shprehem edhe për të mbajturën, mbledhjen komemorative për të ndjerin, Kujtim Paçaku-n. Në kortezhin funeral-varrimin e të ndjerit, dhembjen e ndamë me një numër të madh të njerëzve, e që mbeti i vogël në rastin kur në varrim po mungonin njerëzit që i ndjeri po i quante të mëdhenj”, ka shkruar ai.

Denur Paçaku thotë se një gjë të tillë nuk e meritonte babai i tij, duke kritikuar deputetët për mungesën e tyre në ditën e varrimit.

“Deduktiviteti e targeti i kësaj mungese që i ndjeri nuk e meritonte, ishin deputetët shqipëtar(ish kolegët e tij), për të cilët ai kishte jashtëzakonisht shumë respekt. Këta të fundit e vajtuan dhe e ngriten ne piedistalin më të lartë, e në praktikë munguan për të hedhur një grusht dhe mbi banesen e tij të fundit”, është shprehur ai.

“Gjithë ky reagim për këtë rast, vie pas shkrimeve të shumta nga mediat e vendit e ato botërore, vie pas reagimit të publicistëve, politikanëve, gazetarëve e qytetarëve të vendit. Hiç më pak dhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, që me një fjalë e quajti turp”, ka përfunduar djali i ish-deputetit Kujtim Paçaku

 

Më Shumë

Çikat e Bashkimit kërkojnë fitore ndaj Penzës

Çikat e Bashkimit do të presin sot skuadrën e Penzës në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Femrave në basketboll. Ndeshja zhvillohet...

Ministria e Arsimit ua tërheq licencat 16 mësimdhënësve në Rahovec

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka marrë vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve, si pjesë e përpjekjeve për garantimin...

Lajmet e Fundit