Përpilohet lista e kandidatëve që kanë konkurruar në shëndetësi

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren, ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve për punëtorët e shëndetësisë.

Të përzgjedhurit pritet të njoftohen për nënshtrimit të testit.

“Komisioni përzgjedhës ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve, të cilët i kanë plotësuar të gjitha kushtet e konkursit”, njofton Komuna e Prizrenit.

“Të gjithë kandidatët do të lajmërohen edhe personalisht me shkrim, nëpërmjet e-mailit ose SMS-it për detajet e mbajtjes së testit”.

“Ky lajmërim do të bëhet në ditët në vijim për shkak të numrit të madh të aplikuesve”.

“Megjithatë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në formë të shpalljes publike publikon këtë listë për të gjithë të interesuarit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit