3.9 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Djali i Ukshin Hotit, Andini: Do të jem zëri i rinisë dhe familjeve të të pagjeturve

Djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, Andin Hoti, i ka hyrë garës për deputet të Kuvendit të Kosovës me qëllim që të jetë zëri i rinisë në institucionin me të lartë ligjvënës, e po ashtu zë i fuqishëm edhe i familjarëve të të pagjetur, të cilët tash e 18 vjet kërkojnë me të dashurit e tyre. Thotë se nga kjo preket edhe ai vet, pasi babin e tij, Ukshin Hoti ende është në mesin e 1600 personave të pagjetur.

Në një intervistë për KosovaPress, zëvendëskryetari i Forumit Rinor të PDK-së, Andin Hoti, thotë se garës i ka hyrë si pjesë e PDK-së, për shkak të vlerave që ka kjo parti, e udhëhequr nga parimet që kanë rrënjët tek vlerat e UÇK-së.

Hoti thotë se PDK i ka ofruar gjithmonë mbështetje qysh prej momentit që ka hyrë në PDK në vitin 2012. Derisa beson se të njëjtën mbështetje do ta ketë edhe në Kuvend, nëse arrin ta marrë besimin e qytetarëve. Ai thekson se në Kuvend do të jetë zëri i të rinjve dhe familjeve të të pagjeturve.

Hoti tha se duke qenë i propozuar nga dega e PDK-së në Rahovec, qytet ky që është vendlindja e tij dhe e babait të tij, veprimtarit Ukshin Hoti, qytetarët e asaj ane do t’i përfaqësojë denjësisht dhe t’i ndihmojë me të gjitha mundësitë.

Ai beson se Fillimi i Ri është një platformë e shpresës për qytetarët e vendit, pasi vetëm koalicioni PDK-AAK-Nisma mund ta zhvillojë vendin.

Hoti beson në funksionimin e koalicionit PDK-AAK-Nisma, pasi tek liderët e këtyre subjekteve ka parë një vullnet që interesin e qytetarëve dhe Kosovës ta vënë para interesave të tyre personale e partiake. Këtë koalicion Hoti e quan koalicion të shpresës për qytetarët e vendit./KP/

Më Shumë

Janis Joplin, zëri i shpirtit rebel që ndryshoi historinë e rock-ut

Janis Joplin, e lindur më 19 janar 1943 në Port Arthur të Teksasit, mbetet një nga figurat më ikonike dhe më të fuqishme të...

Veç në dy klasë dolën 200 vota të keqpërdorura/ Si u evidentuan vjedhjet në Prizren

Eugen Cakolli nga KDI, ka treguar në “Frontal” të T7, se KQZ e ka një moster kur vendosë për rinumërim të votave. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/4294222634125257 Ai tha...

Lajmet e Fundit