Dje asnjë i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Dje  nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 nga Malisheva. Në komunikatën e lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, është ngatërruar vendbanimi i një pacienti, që është regjistruar nga Malisheva, sepse i njëjti është nga një fshat i një komune tjetër fqinje me Malishevën.

Konfirmimi i kësaj ngatërrese është bërë nga familja e pacientit të prekur, të cilët kanë deklaruar se janë nga një fshat i një komune fqinje me Komunën e Malishevës.

Megjithatë, Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës, edhe sonte, ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të vazhdojnë të respektojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për mbajtje të maskave mbrojtëse dhe masat tjera, me qëllim të luftimit të përhapjes së virusit

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit