11.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Dje, tri raste të dhunës ndaj grave në Prizren

Në Prizren janë raportuar tri raste të  ndryshme për dhunë ndaj grave, vetëm gjatë ditës së shtunë.

Në rastin e parë, rreth orës 9 të mëngjesit, viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Pasdite, një burrë është arrestuar, pasi që nën ndikim të alkoolit, ka kanosur bashkëshorten dhe vajzën, sipas raportit 24-orësh të policisë.

Ndërkohë, në mbrëmje, një grua ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti, duke u kërcënuar me jetë dhe duke ushtruar dhunë fizike. I dyshuari së bashku shokun e tij, dyshohet se përmes telefonit  kanë kërcënuar edhe menaxherin e kompanisë ku punon viktima dhe një punëtore në atë kompani./PrizrenPress.com

Më Shumë

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

Lajmet e Fundit