Djemtë rrahin nënën e tyre në Prizren

Një grua në Prizren është rrahur nga dy djemtë e saj, raporton PrizrenPress

Rasti ka ndodhur, sipas viktimës, pas një mosmarrëveshje që kishin mes tyre.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë mbajtur 6 orë në stacion policor dhe më pas janë liruar.

“Prizren, 28.08.2021-19:37. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me dy djemtë e saj, ata e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar mbahen për gjashtë (6) orë në stacion policor dhe pastaj lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit