12.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

DnV: Në 337 aktivitete zgjedhore në 9 raste është përdorë gjuhë e papranueshme

Bazuar në raportet e raportuesve afatgjatë nga 337 aktivitete zgjedhore Demokracia në veprim vlerëson se fushata në 11 ditët e para të fushatës është e qetë. Janë shënuar 9 raste ku përgjithësisht dominon gjuha e papranueshme.

Naim Cahani zyrtar i Demokracisë në veprim (DnV) në Prizren, për Gazetaere thotë se situata në përgjithësi në 11 ditët e para të fushatës është e qetë.

“Bazuar në raportet që vijnë nga raportuesit afatgjatë, janë shënuar incidente të natyrave të vogla. Vlen të ceket që është sulmuar një vëzhguese e Demokracisë në veprim në Komunën e Gjakovës, por gjithsesi organet e hetuesisë janë duke u marr me rastin dhe presim të vërtetohet nëse incidenti ka të bëjë me natyrë politike apo mund të ketë ndonjë rrethanë tjetër si arsye që ka ardhur deri te sulmi” tha Cahanaj.

Ai njofton se janë monitoruar 337 aktivitete zgjedhore. Në këto aktivitete sipas DnV janë shënuar 9 raste ku është paraqitur gjuha e urrejtjes.

“Nuk mund të flitet për një numër shumë të madh të përdorimit të gjuhës së urrejtjes. Kemi edhe në Prizren raste kur disa kandidatë kanën përdorë gjuhë të urrejtjes sidomos në raport me kundër kandidatët, por janë të karakterit të vogël e nuk mund të thuhet se e prishin imazhin e tërësishëm të fushatës paraelektorale për zgjedhjet e 22 tetorit” tha Cahani.

Sipas Cahanit në ditët e fundit të fushatës mund të vijë deri te ashpërsimi i gjuhës i kandidatëve që kandidojnë në zgjedhjet lokale, dhe i kandidatëve për Kuvendet Komunale të subjekteve të ndryshme, por gjithsesi ajo që Demokracia në veprim inkurajon për shpalosja e programeve.

“ I bënë thirrje subjekteve politike dhe kandidatëve që të përmbahen nga përdorimi i shprehjeve fyese e urrejtëse. Idea e garës është të garojnë me platforma, me ide, me vizione dhe këto ti shpalosin para qytetarëve. Le t’i bindin qytetarët që programi i tyre është më i mirë. Shprehet Cahani.

Ndërsa kushdo që ka fakte se është shantazhuar, fyer apo edhe kërcënuar gjithashtu inkurajohet që rstet t’i paraqet në organet kompetente.

“Demokracia në Veprim i inkurajon subjektet dhe kandidatët që janë në garë kurdo që kanë shantazhe, fyerje apo kërcënime të formave të ndryshme dhe e kanë informatën e saktë të raportojnë rastet te organet kompetente, sepse gjuha e urrejtjes që më shpesh ndodh është veprim që mund të ndiqet penalisht”.

Cahani njofton se Demokracia në veprim ka proceduar një numër të konsiderueshëm të ankesave në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa./Gazetaere.com/

Më Shumë

Nait Hasani viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Janë mbrapa këtyre mureve, padrejtësisht

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ai është shprehur se ata janë këtu gati pesë vjet,...

Mbërritja e Nolit më 10 maj 1906 në SHBA, një pikë kthese në historinë e çështjes shqiptare jashtë atdheut

Nga Albert Vataj Në kalendarin historik të shqiptarëve në mërgim, ka data që nuk janë thjesht ngjarje, por kryqëzime të fatit me qëllimin. 10 maji...

Lajmet e Fundit