Triller erotik në Prizren: Femra josh mashkullin me akullore, arrestohet

Në Prizren është arrestuar një shtetase e Shqipërisë me inicialet H.D mbi bazën e dyshimit se e njëjta me datën 07 gusht, në pastiçeri të një qendre tregtare e kishte joshur një të ri për akullore në të cilën me gjasë i kishte hedhur qetësues dhe më pas e kishte shoqëruar në një dhomë hoteli.

Sipas Policisë, pas pak viktima kishte humbur vetëdijen, ndërkaq e dyshuara ia kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme të parave dhe telefonin mobil dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.

Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, është bërë e ditur se e njëjta kishte kryer edhe një rast të ngjashëm në Prizren, njofton Klan Kosova.

Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të ndalent nën masën e arrestit.

Hetuesit besojnë se e dyshuara e këtij rasti mund të ketë kryer edhe raste tjera por që nuk janë raportuar në polici.

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Lajmet e Fundit