Dogana kap 1 kilogram kanabis, ishte nisur me postë nga Amerika

Dogana e Kosovës ka njoftuar dje se gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga ShBA-të, në një pako është hasur substancë narkotike kanabis sativa me peshë neto 1 kilogram

Në njoftim bëhet e ditur se në lidhje me rastin është lajmëruar policia dhe është identifikuar pranuesi i pakos, i cili është ndaluar nga policia.

“Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili është ndaluar”, thuhet në njoftimin e doganës,

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit