9.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Dogana kap rreth 5 ton duhan të kontrabanduar

Njësitë e Doganës kanë realizuar një operacionnë regjionin e Mitrovicës gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit.

Siç thuhet në komunikatën për media, njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës se mallrave përmes rrugëve ilegale kanë kryer një Operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative.

Me ketë rast është arritur të identifikohet dhe ndalohet një kamion i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara (duhan i papërpunuar) në sasi prej pesë mijë kilogramë.

“Vlera e këtij malli është 13,000 euro dhe shmangiet në vlerë prej 3,784 Euro, mirëpo në rast se ky mall do të arrinte të kontrabandohej në territorin e Republikës së Kosovës dhe te përpunohej shmangiet nga detyrimet doganore do të ishin rreth 210,000 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovice dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar.

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Lajmet e Fundit